Qeveria amerikane do të investojë 122 milionë dollarë për fuqizimin e gruas në të gjithë botën

Qeveria amerikane do të investojë 122 milionë dollarë për fuqizimin e gruas në të gjithë botën

Qeveria amerikane do të investojë 122 milionë dollarë grante për fuqizimin e gruas në të gjithë botën.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane në Tiranë, ku njofton se dy vitet e fundit. SHBA ka investuar rreth 200 milionë dollarë në më shumë se 60 shtete dhe 450 partneritete me sektorin privat, qeveri të ndryshme dhe organizata vendore.

“Duke fuqizuar gratë dhe vajzat në shtetet e tjera, Amerika përfiton nga qëndrueshmëria dhe prosperiteti që ato sjellin në komunitetet e tyre. Kjo është arsyeja që Nisma e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin dhe Prosperitetin Global të Gruas (Ë-GDP) ka bërë të ditur se do të investojë në vijim 122 milionë dollarë në grante për fuqizimin e gruas në të gjithë botën, duke i përfshirë ato ne fuqinë punëtore, duke i ndihmuar të kenë sukses si sipërmarrëse dhe duke mundësuar pjesëmarrjen e tyre në ekonomi.

Nisur fillimisht në vitin 2019, në dy vitet e para fondi ka investuar 200 milionë dollarë në më shumë se 60 shtete dhe 450 partneritete me sektorin privat, qeveri të ndryshme dhe organizata vendore. Qëllimi është të ndihmohen 50 milion gra dhe vajza deri në 2025.” – shkruan ambasada amerikane në Tiranë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy