Lufta botërore teknologjike

Lufta botërore teknologjike

Kompanitë në mbarë botën kanë ngelur të dyzuara për shkak të një betejë që po zhvillohet midis SHBA-së dhe Kinës.

Ato janë të detyruara të mbajnë një qëndrim pro ose kundër palëve, të cilat realisht po thyejnë zinxhirin e furnizimit global.

Shembulli më i fundit është Tik Tok, një aplikacion i përdorur nga shumë të rinj në të gjitha tregjet botërore. Aplikacioni është në pronësi të një kompanie kineze, por drejtohet nga një CEO amerikan. 

Goditja e parë ndodhi muajin e kaluar, kur Tik Toku u bllokua në Indi, e tani Trump ka deklaruar se do ta ndalojë përdorimin e tij dhe në SHBA sepse konsiderohet si kërcënim për sigurinë kombëtare.

"Po bëhet gjithmonë e më e vështirë të zotërosh një platformë teknologjike globale," tha Dipayan Ghosh, drejtori i Projektit Platformat Digjitale dhe Demokracia në Harvard.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina po konkurrojnë për inteligjencën artificiale, rrjetet mobile shumë të shpejta 5G dhe teknologji të tjera. Edhe pse vendet kanë lidhje ekonomike prej shumë kohësh, tensionet e fundit mbi sigurinë kombëtare i kanë shtyrë qeveritë dhe bizneset e tyre të rishqyrtojnë këto partneritete.

Britania e Madhe po rishikon vendimin e saj për t'i dhënë kompanisë kineze të teknologjisë Huawei mundësinë për të ndërtuar rrjetin 5G.

Një rivalitet i hidhur

Shtetet e Bashkuara dhe Kina me dekada kanë shfaqur pikëpamje të kundërta se si të përdorin teknologjinë.

Ndërsa IBM dhe Microsoft (MSFT) po drejtonin inovacionin Amerikan në vitet 1980, Kina hodhi themelet për Firewall-in e saj të madh- një mekanizëm masiv censurimi.

Që nga ajo kohë, Kina ka krijuar një internet të mbyllur dhe të kontrolluar që ka gjetur mbështetës në mesin e vendeve të tjera autoritare, si për shembull Rusinë.

Investimet e Kinës në teknologji janë rritur edhe më shpejt në vitet e fundit për shkak të "Made in China 2025", planit ambicioz të Pekinit për të investuar në teknologjinë e huaj, duke shpenzuar miliarda dollarë në fusha të tilla si komunikimet pa tel, mikchipet dhe robotika.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë të kufizojnë përparimin e Kinës

Administrata Trump ka akuzuar Kinën për vjedhje të teknologjisë amerikane, një çështje kryesore për luftën tregtare që ka ndikuar në marrëdhëniet midis të dy vendeve që nga viti 2018.

Zyrtarët kinezë kanë mohuar vazhdimisht akuza të tilla dhe kanë argumentuar se çdo sekret teknik i dorëzuar, ishte pjesë e marrëveshjeve reciproke mes dy vendeve.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë vendosur sanksione ndaj firmave të shquara të teknologjisë kineze dhe kanë ndërmarrë hapa për të kufizuar qasjen e Pekinit në tregjet e mëdha të kapitalit të Amerikës.

Ndërsa Uashington përshkallëzon luftën e saj kundër Pekinit, bashkëpunimi ndërkombëtar teknologjik duket se gjithnjë e më shumë ka gjasa të zhduket.

'Muri virtual i Berlinit'

Ndërsa marrëdhëniet midis dy ekonomive më të mëdha në botë përkeqësohen, disa analistë paralajmëruan se rezultati do të ketë pasoja të mëdha për çdo fuqi globale, së bashku me kompanitë e teknologjisë që veprojnë përtej kufijve të tyre.

Analistët e Grupit të Eurasia shkruajnë se "Muri i ri virtual i Berlinit" do t'i shtyjë ekonomitë botërore të zgjedhin palët. Ata thanë se aleatët tradicionalë amerikanë si Tajvani dhe Koreja e Jugut, për shembull, mund të shkojnë drejt Kinës.

Tensionet globale po bëjnë gjithashtu që vendet të shohin firmat e teknologjisë si "sektorë kombëtarë dhe jo aktorë globalë", tha Samm Sacks, anëtar në Qendrën e Kinës Paul Tsai të Shkollës Juridike që studion sigurinë në internet dhe marrëdhëniet SHBA-Kinë./CNN

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy