Fillon doza e tretë e vaksinës antiCovid/ Mbi 600 punëtorë shëndetësorë imunizohen në Kosovë

Fillon doza e tretë e vaksinës antiCovid/ Mbi 600 punëtorë shëndetësorë imunizohen në Kosovë

Në Kosovë, 620 punëtorë shëndetësorë janë imunizuar me dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit, konfirmoi zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.

Punëtorët shëndetësorë janë kategoria e parë e qytetarëve që po marrin dozën e tretë apo atë përforcuese të vaksinës kundër sëmundjes, COVID-19.

Dhënia e këtyre dozave në Kosovë nisi më 9 dhjetor.

Zëvendësministrja Gexha-Bunjaku tha se po ashtu, qytetarët mbi 18 vjeç po marrin dozën e tretë apo atë përforcuese.

“Deri më tani janë dhënë 1,311 doza përforcuese dhe 1,150 doza të treta”, tha ajo për REL.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, doza përforcuese e vaksinës u jepet personave, të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19 (sëmundjes që e shkakton koronavirusi), por te të cilët, me kalimin e kohës, imuniteti vjen duke rënë. Kjo dozë jepet gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Në anën tjetër, doza e tretë e vaksinës u jepet personave, të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por te të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre, apo sëmundjeve shoqëruese, me rekomandim të mjekut ordinues.

Doza e tretë jepet jo më herët se tetë javë dhe pa i bërë gjashtë muaj nga marrja e dozës së dytë.

Ministrisë së Shëndetësisë më 7 dhjetor ka bërë të ditur se Kosova ka në stok rreth 400 mijë doza të vaksinave, si dhe disa të tjera të kontraktuara. Vaksinat që jepen në Kosovë, janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca, të dyja të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy