Unioni i Bashkive Shqiptare nis projektin për turizmin rajonal “Eja n’shpinë tënde”

Unioni i Bashkive Shqiptare nis projektin për turizmin rajonal “Eja n’shpinë tënde”

Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon do të prezentoj sot projektin e turizmit rajonal “Eja n’shpinë tënde”

Në qendër të projektit janë turizmi rajonal dhe bashkëpunimi me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e Asamblesë rajonale janë 15 kryetarë Bashkish dhe Komunash të qyteteve shqiptare në rajon, e cila do të vijojë më pas me punimet e Forumit Ekonomik Rajonal, në fokus të të cilit do të jenë “turizmi, të rinjtë dhe ngritja e një strategjie funksionimi të prekshme për qytetarët e të gjitha vendeve anëtare”.

Ky projekt përfshijë të gjitha qytetet shqipfolëse, nën drejtimin e Kryetarit të Këshillit Ekonomik të Bashkisë Tiranë, Adrian Civici.

Po sot, nga ora 19:00, do të zhvillohet pritja zyrtare për hapjen e sezonit turistik në qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Aktiviteti është konceptuar si një takim mes autoritetesh të disa vendeve të rajonit, që do të mirëpriten nga kryebashkiaku Erion Veliaj, së bashku me të ftuar të tjerë si: ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, sekretarja e Përgjithshme e Regional Cooperation Council (RCC), Majlinda Bregu, si dhe kryetarë e përfaqësues të të gjitha qyteteve anëtare të UBSHR-së etj.

Gjatë eventit do t’u dhurohet simboli i mirënjohjes së Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, figurave publike, që kanë dhënë kontribut në promovimin e turizmit rajonal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy