1-7 gusht, Java Botërore e Ushqyerjes me Gji

1-7 gusht, Java Botërore e Ushqyerjes me Gji

Java Botërore e Ushqyerjes me Gji është një aksion madhor i cili zhvillohet çdo vit në rang botëror gjatë muajit Gusht, përkatësisht 1-7 gusht.

Kjo javë organizohet nga WABA (Aleanca Botërore për Veprim për Ushqyerjen me Gji) me mbështetjen e fuqishme të UNICEF dhe OBSH-së.

Çdo vit përzgjidhet një temë e veçantë mbi të cilën organizohet Java Botërore e Ushqyerjes me Gji, dhe jepen rekomandimet për aktivitete të ndryshme në të gjitha vendet e botës që e promovojnё këtë javë.

Ushqyerja me gji është një nga mënyrat më efektive për të siguruar shëndetin dhe mbijetesën e fëmijës dhe megjithatë aktualisht, më pak se gjysma e foshnjave nën 6 muajsh ushqehen ekskluzivisht me gji.

Në vitin 2018, një rezolutë e Asamblesë Botërore të Shëndetësisë miratoi Javën Botërore të Ushqyerjes me Gji si një strategji e rëndësishme për promovimin e shëndetit.

Fushata e këtij gushti mbështet nënat që ushqejnë me gji në të gjithë diversitetin e tyre, gjatë gjithë rrugëtimit të tyre të ushqyerjes me gji, ndërsa do të tregojë mënyrat se si familjet, shoqëritë, komunitetet dhe punonjësit e shëndetësisë mund të përkrahin çdo nënë gjidhënëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy