Zjarri shkatërron bujqësinë në Bukmir të Mirditës, fermeri: Kemi lënë djersë dhe gjak, jemi dëmtuar rëndë (VIDEO)

Zjarri shkatërron bujqësinë në Bukmir të Mirditës, fermeri: Kemi lënë djersë dhe gjak, jemi dëmtuar rëndë (VIDEO)

Në videon më poshtë shihni pamjen e Bukmirës në Mirditë, pas zjarrit që përfshiu këtë zonë në 10 ditëshin e parë të muajit gusht.

Flakët të cilat u përhapen me shpejtësi duke rrezikuar dhe banesat, kanë lënë pas dëme të shumta në këtë fshat që njihet për prodhimin e rrushit, por dhe frutikulturë të tjera.

Frrok Prenga është një ndër fermerët më të dëmtuar nga zjarri. Ai thotë se i janë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha me ullinj dhe vreshtari, duke i shkuar dëm i gjithë mundi i jetës.

Na ka ulur në gjunjë, na ka dëmtuar. Mua më ka dëmtuar rreth 20 milionë lekë mall. Rreth 250 rrënjë ullinj, 3 dynym vresht. Na ka dëmtuar shumë rëndë. Kemi lënë djersë dhe gjak në këtë vend dhe sot shkon çdo gjë zero.

Krejt i qëllimshëm, këtu mund të kërkojë ndonjë të bëj ndonjë lloj biznesi për ta marrë me qira për shumë vjet, ose një lojë e madhe është. Se nuk është e pyjores më, duhet të jetë një lojë e madhe, neve na ka dëmtuar rëndë.

Fermeri është i bindur se zjarri në Bukmir ka qenë i qëllimshëm nga persona që duan të ngrijnë ndonjë biznes në këtë zonë.

Për të tre ditë me radhë fshati Bukmir i Mirditës ishte nën pushtetin e flakëve dhe u desh ndërhyrje nga ajri dhe toka për të shpëtuar banesat të cilat rrezikoheshin seriozisht nga zjarri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy