Pse është ulur numri i të infektuarve? Përgjigjet epidemiologu Alimehmeti

Pse është ulur numri i të infektuarve? Përgjigjet epidemiologu Alimehmeti

Do të ketë ulje të rasteve me Covid dhe jo zhdukje, sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti, ndërsa tha se për këtë nuk mund të bazohesh shumë tek të dhënat zyrtare që publikohen çdo ditë nga Ministria e Shëndetësisë.

I pyetur në MCN TV nëse ulja e rasteve të infektimeve lidhet me uljen e testimeve, Alimehmeti tha:

“Fillimisht, ne bëjmë matje sipas asaj që quhet survejanca pasive. Që do të thotë nëse unë mendon se kam shenja, kontaktoj me mjekun dhe nëse ai mendon se mund të kem Covid më pronoton testin. Këto shifra mund të jenë ulur se mund të ketë kërkesa më pak, apo se s’ka disponibilitet. Për ta anashkaluar këtë kemi indikator përqindjen e testeve pozitive. Më 1 shkurt kishim 29% të testeve pozitive, dje ishte 13%. Kjo tregon se ka një ulje të situatën shpjegohet nga ulja e testeve dhe ulja e përqindjes së pozitiviteteve të testeve. Presim që të ketë ulje të rasteve, jo zhdukje dhe e shohim të spostuar në kohë me 2 javë me uljet e shtrimeve spitalore. Në shkurt ishin 394 të shtruar në spitale, pak javë me parë ishin 648. Kemi rënie me 40%. Po shoqërohet dhe me ulje të humbjeve të jetës”.

Masat e kufizimeve në vend nuk kanë ndryshuar, me përjashtim të lejimit të grumbullimeve nga 25 marsi, që përkon me hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet që do të mbahen një muaj më pas.

Lexo edhe:

Vaksinat nuk duhet të ndërrohen. Nuk dimë çfarë pasojash mund të ketë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy