Pronarët e disa bizneseve pranë kompleksit Delijorgji në kryeqytet kanë bojkotuar punën duke mbyllur 40 bare dhe restorante në shenjë proteste pas nismës së qeverisë për lirimin e hapësirave publike. Ata thonë se vendimi është i padrejtë dhe se për këtë arsye do të dalin edhe në protestë para Kryeministrisë.



