Kryeministri nderon me “Medaljen e Artë” nxënësit ekselentë të gjimnazeve

Kryeministri nderon me “Medaljen e Artë” nxënësit ekselentë të gjimnazeve

Kryeministri Edi Rama, përmes një ceremonie ka ndarë medalje për maturantët ekselentë, të cilët i vlerësoi ata më arritjet në mësime.

Gjatë fjalës së tij, Rama kujtoi se në shumë familje të varfëra ka takuar fëmijë të shkëlqyer në mësime, ndonëse mësonin në kushte tepër të vështira.

“Kjo ceremoni është një praktikë dhe dhënia e medaljeve të arta për maturantët më të shkëlqyer është për ne jo vetëm momenti i dorëzimit të medaljes të shumëmerituar, por edhe një moment për tu ndarë me të gjithë publikun, për rrezatimin e forcës së shembullit. Kush mund ta mbajë mend ceremoninë e fundit do të më quajë përsëritës por unë do ta përsëris atë që në këndvështrimin tim është thelbi, mes jush me siguri ka vajza dhe djem që vinë nga situata të vështira familjare, me siguri ka nxënës që i kanë pasur të gjitha justifikimet për të mos bërë këtë që keni bërë, vështirësi ekonomike, sociale, distance, por fakti që ju sidoqoftë nuk keni shfrytëzuar asnjë prej këtyre justifikimeve për të lënë pas dorë një notë të vetme flet për dallimin madh njeriut që i beson ëndrrës së vet dhe e ushqen ambicien me punë të palodhur dhe shumë kujt tjetër që fsheh mosarritjet e veta që mund të jenë të gjitha legjitime. Për shkak të detyrës kam vizituar familje në situata të vështira, ajo q më mbetet si mbresë është fakti që në ato familje ku në ndonjë rast dhe vetë çatia ishte e pamjaftueshme për të mbajtur shiun, kam, pasur privilegjin të takoj fëmijë që shkëlqenin në mësime. Fëmijë që mësonin në kushtet më të pamundura dhe që ktheheshin në shtëpi me dhjeta. Nuk mjaftoheshim me shqipen, por flisnin anglisht rrjedhshëm, ndërkohë që në shtëpinë e tyre diskutohej sfida e përditshme e ushqimit në tavolinë.

Në fjalën e tij inkurajuese për të rinjtë, Rama ka sjellë në vëmendje dy raste për të dëshmuar që me dëshirë bëhet gjithçka. Bëhet fjalë për Ermonela Jahon, sopranon shqiptare me famë botërore, e cila edhe pse nga një familje e pasur, u ngjit në skenat më me zë.

Gjithashtu dhe yllin e futbollit, Leonel Messi, i cili pavarësish sëmundjes u kthye në futbollistin më të lakmuar.

 “Vini nga rrugë të ndryshme të ndryshme dhe ajo që ju bashkon sot është fakti që jeni të gjithë të shkëlqyer. Të gjithë mund të shohin ëndrra me sytë e hapur dhe kjo tregon se ka një mundësi për t’i realizuar. E kam përmendur shumë herë shembullin e Ermonela Jahos e të Leo Messit sepse janë dy shembuj që luftuan për një ëndërr që shumë mund t’i bëjë të qeshnin. Leo Messi ishte një fëmijë që nuk zgjatej për shkak të një deformimi. Ndërkohë që prindërit e tij ishin shumë të shqetësuar për Messin e shëndetin e tij, ai vetë thoshte se një ditë do të luante futboll. Ai e ndoqi ëndrrën dhe ju e dini si vijon historia. Jaho vinte nga një familje e varfër dhe nuk ishte e dalluar mes grupit të vajze që studionin për kanto dhe thoshte që do të këndonte në La Scala. Ajo jo vetëm e realizoi këtë, por e kapërceu. Ajo e ka kapërcyer sot. Janë ëndrrat e mëdha që kërkojnë sakrifica të jashtëzakonshme. Nëse do të kërkoni pak më shumë nga jeta e tyre do të shikoni që e kanë paguar suksesin me një përkushtim që është identifikuar me sakrificë, fizike e stërvitje që do të kishin lodhur 99.9% të të tjerëve vetëm duke i menduar se do t’i bënin. Me bindjen se ishte e drejta e tyre që duhet të realizonin ëndrrat e tyre. Ju e keni tashmë një provë të fortë se çfarë do të arrini. Mos kini asnjë frikë nga ëndrrat tuaja sado që kërkojnë sakrifica.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy