Pedagogët vazhdojnë bojkotin e mësimit, Kovaçi: Ndërprerje deri në realizimin e kërkesave

Pedagogët vazhdojnë bojkotin e mësimit, Kovaçi: Ndërprerje deri në realizimin e kërkesave

Edhe në ditën e dytë të vitit të ri akademik nuk është zhvilluar mësim në të gjitha universitetet.

Një pjesë e pedagogëve të universiteteve publike në vend janë në ditën e dytë të bojkotit, pasi kanë në drejtim të qeverisë një sërë kërkesash, sidomos për rritjen pagës.

Drejtuesi i Sindikatës së Pedagogë, Aleksandër Kovaçi bëri me dije sot se bojkoti i mësimit do të bëhet pa ndërprerje, teksa theksoi se si mund të ngjallë shpresë një universitet në këtë lloj situate.

Duke falënderuar stafin deklaron vijimin e protestës edhe në ditët në vijim në mbështetje të peticionit që i kemi dërguar Qeverisë, vendosim ndërprerje të plotë të procesit mësimor gjatë gjithë ditës dhe duke u mbledhur çdo orë 10 para fakulteteve tona. Vetëm përmes këtij qëndrimi do t’i rikthehet dinjiteti arsimit të lartë dhe universitetit në vend. Misioni akademik vazhdon. Si mund të ngjallë shpresë një universitet në këtë lloj situate. Ndaj edhe rinia ikën”, tha Kovaçi. Të gjitha orët mësimore Do t’i zëvendësojmë. Performanca e universiteteve është shumë më e mirë krahasuar me gjendjen e mjerueshme të investimeve në vend”, tha ndër të tjera Kovaçi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy