Psikologia Eksena Qirici thotë se ndikimi i pakontrolluar i teknologjisë tek fëmijët, sjell çekuilibër dhe pasoja të vështira.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ajo deklaroi se çekuilibrimi i emocionit e shoqërojnë njeriun edhe gjatë rritjes.
Sipas saj, teknologjia nuk jep një model, por i pranon të gjitha modelet dhe duke mos patur një model, konfuzioni i vlerave bën që kriza që pëson fëmija ta kalojë adoleshencën dhe të vijojë më tej.
Si çdo gjë e pakontrolluar ndikon në aspekt emocional, duke e çekuilibruar dhe sjell pasoja të vështira. Duke çekuilibruar emocionin, këto vështirësi zgjasin në kohë dhe e shoqërojnë njeriun edhe kur rritet. Nga teknologjia po shihen më shumë pasoja negative të cilat do qëndrojnë gjatë në kohë me fëmijën apo adoleshentin.
Shumë prindër veprojnë në mënyrë ekstreme këtë mjet. Sot duhet ta pranojmë se teknologjia është një armë që ashtu siç të vret dhe të mbron. Shpesh pretendohet që këto lojëra ndërtohen në mënyrë të tillë për ta bërë fëmijën edhe më të varur. Fëmijët zhvillimin e tyre e kanë nga stimujt e jashtëm.
Ekspozimi ndaj teknologjisë që ofron çdo lloj stimuli të mundshëm, bën që nëse ti do nxiteshe gradualisht me kohën, me teknologjinë ekspozohesh shumë më herët. Fëmija është në zhvillim e sipër dhe ndikimi është i madh. Teknologjia ka dhe efekte pozitive, por ne na shqetësojnë efektet negative që krijon teknologjia.
Nëse jemi në krizë në raport me vlerësimin e vetes, duke ardhur në krizë pa dhënë një zgjidhje, një model, se teknologjia nuk jep një model i pranon të gjitha modelet dhe duke mos patur një model, ky konfuzion vlerash bën që kjo kriza ta kalojë adoleshencën dhe të vijojë më tej.



