Niset anija me emigrantët e parë nga Italia

Niset anija me emigrantët e parë nga Italia

Anija “Libra” e marinës italiane është nisur drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në qendrat e ngritura në Gjadër.

Në bordin e anijes është kryer një kontroll fillestar i personave që do të transferoheshin, për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e përcaktuara në protokoll: me origjinë nga vende të sigurta, meshkuj, jo të cenueshëm.

Sipas të dhënave anija pritet të mbërrijë në portin e Shëngjinit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku emigrantët do të vendosen në qendrën pritëse dhe pas 48 orësh do të dërgohen në kampin e Gjadrit.

Emigrantët që do të vijnë në Shqipëri iu është refuzuar azili nga Italia dhe do të qëndrojnë në vendin tonë tranzit, deri në vendosjen për fatin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy