
Dhjetëra qytetarë kanë protestuar pasditen e sotme në kryeqytet, kundër vendimit për vaksinim të detyrueshëm. Sipas tyre, ky vendim është shkelje të drejtave të njeriut.
Në protestë ishin pjesëmarrësh edhe një numër i konsiderueshëm studentësh, të cilët preken nga vendimi I dhënë së fundmi për vaksinimin. Ata nuk do të lejohen të ndjekin studimet në auditore, nëse nuk vaksinohen.



