Gjirokastër, stuhia e fuqishme rrëzon pemë dhe bllokon rrugë

Gjirokastër, stuhia e fuqishme rrëzon pemë dhe bllokon rrugë

Stuhia e fortë ka shkaktuar probleme në disa zona të qytetit të Gjirokastrës, ku disa pemë janë rrëzuar duke bllokuar rrugë.

 

Sipas njoftimit të Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër, është marrë informacion se në lagjen Granicë dhe në Virua disa pemë janë rrëzuar si pasojë e motit të keq, duke penguar qarkullimin e mjeteve.

 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, një grup i shërbimit zjarrfikës është nisur drejt vendngjarjes për të ndërhyrë, duke larguar pemët e rrëzuara dhe duke bërë të mundur hapjen e rrugëve.

 

Nga incidenti nuk janë raportuar dëme ne persona të lënduar. Problematika e krijuar ka qenë vetëm bllokimi i përkohshëm i akseve rrugore, ndërsa shërbimet kanë vijuar punën për normalizimin e situatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy