Dy biznesmenët e njohur blejnë 90% të aksioneve të INSIG-ut

Dy biznesmenët e njohur blejnë 90% të aksioneve të INSIG-ut

Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë autorizimin e fundit lidhur me shitjen dhe transferimin e 90% të aksioneve të Insig Jete sh.a te dy sipërmarrës të njohur, Samir Mane dhe Shefqet Kastrati.

Në një njoftim zyrtar, Konkurrenca bëri me dije, se me anë të vendimit nr. 478 datë 26.10.2017, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit mbi shitjen dhe transferimin e kuotës prej 90% të ndërmarrjes INSIG Jete SHA, nga Eurosig SHA tek z. Shefqet Kastrati dhe z. Samir Mane, pasi ky përqendrim nuk shfaq shenja të kufizimit të konkurrencës në treg, ose në një pjesë të tij në veçanti, si rezultat i krijimit, ose forcimit të pozitës dominuese.

“Nga analizat e kryera konstatohet se pas transaksionit nuk pritet të ketë ndryshime në strukturën e tregut të sigurimeve të jetës ku ushtron veprimtarinë shoqëria Insig Jeta SHA, pasi ky transaksion nuk do të shkaktojë mbivendosje horizontale të veprimtarive të palëve si dhe tregjeve të prekura” thuhet në njoftimin e Konkurrencës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy