Shkollat mbushen me drogë/ Toksikologu: Edhe 11 vjeçarët konsumues kanabisi

Shkollat mbushen me drogë/ Toksikologu: Edhe 11 vjeçarët konsumues kanabisi

Vetëm pak kohë qëndrim pranë institucioneve arsimore në kryeqytet, ju desh grupit të xhirimit të MCN, që të përballej më këtë thirrje të një nxënësi të shkollës 9-vjeçare “Barjam Curri”, ku fton bashkëmoshatarët të konsumojnë lëndë narkotike.

Gjimnazistët thonë se nuk kanë munguar rastet kur bashkëmoshatarë të tyre janë shoqëruar në komisiariat pasi janë konstatuar duke konsumuar lëndë narkotike, por janë të rezervuar të pranojnë nëse këto episode kanë ndodhur në shkollën e tyre. Ka nga ata që pranojnë që u është ofruar drogë për të provuar nga bashkëmoshatarët e tyre.

Arrestimi i 25 personave në kryeqytet pak ditë më parë, gjatë operacionit “Tempulli 4”, të cilët shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, është parë me shqetësim edhe nga prindërit, të cilët kërkojnë të shtohen kontrollet.

Mjeku toksikolog Alert Drishti tregon se reparti i toksikologjisë është përballur edhe me pacientë 11-vjeçar, që konsumojnë lëndë narkotike të lehta, ndërsa sipas tij rritje ka pësuar edhe numri vajzave përdoruese të narkotikëve.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë se vazhdimisht janë arrestuar shpërndarës lëndësh narkotike, në zona të tilla, si Tirana e Re, Kamza, apo ish-shkolla e bashkuar. Gjatë operacionit të fundit Tempulli 4, u sekuestruan 18 kilogram kanabis, 1.8 kg kokainë dhe 350 doza sintetike ekstazi dhe LCD, ku kjo e fundit vinte nga Serbia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy