Në pikun e sezonit turistik kur nevojat për ujë janë të larta, Task Forca e Ujësjellës Kanalizime Shkodër ka nisur një aksion për evidentimin dhe ndëshkimit e debitorëve. Shqetësuese për këtë institucion mbetet numri i lartë i debitorëve, pasi rezultojnë 16 mijë qytetarë me detyrime të pashlyera.

Të gjendur përballë vështirëisë me furnizmin e qytetit me ujë, task forca po punon për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.

Për të mbuluar humbjet në rrjet dhe debitorët, Ujësjellës Kanalizime Shkodër kërkoi në qershor të këtij viti, rritjen e tarifës së ujit të pijshëm për konsumatorët, por ky propozim u rrëzua nga Këshilli Bashkiak, të cilët renditën si argument mangësitë në cilësinë e ofrimit të shërbimit.