Pogradec, vatër zjarri në fshatin Pleshisht

Pogradec, vatër zjarri në fshatin Pleshisht

Një vatër e re zjarri është shfaqur në Pogradec mbrëmjen e sotmenë fshatin Pleshisht të njësisë Trebinjë.

Nga të dhënat  paraprake mësohet se zjarri ka rënë në kodrat e fshatit me shkurre dhe dushk, zjarri cili dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Drejt zonës janë nisur punonjës të njësisë Trebinjë dhe pyjores dhe vullnetarë, ndërsa janë nisur edhe efektivë të zjarrfikësve nga Pogradeci.

Për momentin situata paraqitet problematike për shkak se zona ku ka rënë zjarri ka bimësi të dendur dhe flakët përhapen shpejt.

Vetëm një natë më parë një vatër e rrezikshme u shua në fshatin Guras, ku u punua më shumë se 7 orë për të izoluar dhe fikur zjarrin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy