Kumbaro takim me homologun maqedonas: Bashkëpunim për ruajtjen e statusit të liqenit të Ohrit në UNESCO

Kumbaro takim me homologun maqedonas: Bashkëpunim për ruajtjen e statusit të liqenit të Ohrit në UNESCO

Çështja e Liqenit të Ohrit ka bërë bashkë në Pogradec, ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe homologun e Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini, si dhe drejtuesit vendorë të të dy vendeve.

Në fokus të takimit ishte ruajtjen e statusit në UNESCO të liqenit si dhe ndërtimi i urave juridike në përputhje me konventat ndërkombëtare.

Kumbaro  shprehet se “Pogradeci na mblodhi për Liqenin e Ohrit, këtej e andej kufirit, së bashku me homologun e Maqedonisë së Veriut Naser Nuredini dhe me kryetarët e bashkive liqenore për të përveshur mëngët në ruajtjen e statusit në UNESCO”.

Peshën e përgjegjësisë e kemi të madhe sepse kemi të bëjmë me një trashëgimi natyrore dhe kulturore. Na del detyrë të ndërtojmë jo thjesht ura juridike në përputhje me konventat ndërkombëtare të UNESCO-s, por ura njerëzore, profesionale dhe besimi për ta nxjerrë në dritë një pasuri që është referencë për identitetin tonë në botë dhe një potencial i jashtëzakonshëm turistik e zhvillimor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy