Greqia ka vendosur që të hapë kufijtë me Shqipërinë nga data 1 korrik. Kështu shqiptarët do të kenë mundësinë që të udhëtojnë në shtetin fqinj duke kaluar nga pikat doganore të Kapshticës dhe Kakavijës, duke filluar nga 1 korriku.
Lajmi u bë me dije nga zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas. Nga dita e sotme në Greqi rihapen kampet për fëmijë, kinematë, mensat në teatro dhe kinema, kazinotë dhe teleferikët.
Konferencat, panairet tregtare, koncertet dhe ngjarjet artistike janë gjithashtu të lejuara. Më 1 korrik, të gjithë gjitha aeroportet e vendit do të jetë të hapur për fluturime të huaja.
“Është shumë pozitive që Greqia, si destinacion, po tregon rritjen më të madhe në botë në rezervimet e biletave të avionëve. Nesër, ardhja e anijeve nga jashtë për në portet greke do të lejohet. Në të njëjtën kohë, po hapen portat hyrëse të Evzoni, Kakavia, Krystalopigi, Promachonas, Nymfaia, Kastania dhe Kipi “, tha Petsas.
Zëdhënësi i qeverisë paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerancë për shkeljen e rregullave anti- COVID.
Kufijtë janë hapur edhe nga Kosova e maqedonia, ndërsa Mali i Zi i ka mbyllur përkohësisht, pas shtimit të rasteve me COVID-19.



