
Situata e krijuar nga zjarri që përfshiu Sazanin hyn në kompetencat e Ministrisë së Mbrojtjes. Në studion e lajmeve të MCN TV, Adelina Farrici, drejtore ekzekutive “Shoqata për Autonomi Vendore” shpjegoi çfarë parashikon ligji në rastet e fatkeqësive natyrore dhe deri ku shkojnë detyrimet e qeverisjes vendore.
Sazani nuk është në administrimin e bashkisë. Është territor nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Buxhetet e bashkive janë rritur për t’u përdorur në funksion të përmirësimit të strukturave të qeverisjes vendore për situata të tilla që kanë të bëjnë me mbrojtjen civile në raste fatkeqësish. Në rastet kur këto dalin përtej kapaciteteve, koordinohet me strukturat qendrore.



