Dita Ndërkombëtare e të Rinjve/ Ambasada amerikane takim virtual me 18 studentë shqiptarë në SHBA

Dita Ndërkombëtare e të Rinjve/ Ambasada amerikane takim virtual me 18 studentë shqiptarë në SHBA

Sot në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e të Rinjve. Ajo është caktuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999 me miratimin e rezolutës 54/120.

Me rastin e Ditës së të Rinjve, Zëvendës Shefja e Marrëdhënieve me Publikun, në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Amanda Roberson dhe ekipi i Marrëdhënieve me Publikun iu bashkuan studentëve, patën sot një takim virtual me 18 të rinjë shqiptarë që studiojnë në SHBA.

18 studentë shqiptarë, pjesëmarrës në programin e Shkëmbimit dhe Studimit për të Rinjtë, Kennedy-Lugar, ndanë emocionet e tyre për këtë rrugëtim të ri si “ambasadorë rinorë” të vendit të tyre në Shtetet e Bashkuara.

“Sot është Dita e të Rinjve dhe ne po festojmë 18 studentët shqiptarë që marrin pjesë në programin e Shkëmbimit dhe Studimit për të Rinjtë Kennedy-Lugar. Zëvendës Shefja e Marrëdhënieve me Publikun, Amanda Roberson dhe ekipi ynë i Marrëdhënieve me Publikun iu bashkuan studentëve, të cilët ndanë emocionet e tyre për këtë rrugëtim të ri si “ambasadorë rinorë” të vendit të tyre në Shtetet e Bashkuara. Nxënësit do të studiojnë në shkolla të mesme të ndryshme në Shtetet e Bashkuara dhe do të jetojnë për një vit akademik në familje mikpritëse amerikane.  Fat të mbarë dhe Gëzuar Ditën e Rinisë të gjithëve! Ne presim të dëgjojmë për aventurat tuaja të reja!”, thekson ambasada në një postim në rrjetet sociale.

Dita Ndërkombëtare e të Rinjvë është caktuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999.

Kjo ditë është menduar si një mundësi për qeveritë dhe të tjerët për të tërhequr vëmendjen për çështjet rinore në mbarë botën. Koncerte, seminare, ngjarje kulturore, që përfshijnë zyrtarë dhe takime kombëtare dhe lokale qeveritare dhe organizatat rinore zhvillohen në botë në nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy