Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve.
Megjithëse përpjekjet e organizuara për të luftuar zjarret kanë ekzistuar për më shumë se dy mijëvjeçarë, Dita e Zjarrfikësve u krijua pasi 5 zjarrfikës vdiqën tragjikisht gjatë një zjarri në Australi, kur drejtimi i erës ndryshoi papritur dhe ata u përfshinë nga flakët.
Në traditën katolike, 4 maji njihet si një ditë feste për Shën Florianin, shenjt mbrojtës i zjarrfikësve.
Kryqi i Shën Florianit mbetet një shenjë e përbashkët e zjarrfikësve dhe organizatave që i mbështesin ata. Pra, festa që nderon shenjtorin mbrojtës të zjarrfikësve u zgjodh si dita e nderimit të shërbimit dhe sakrificës së zjarrfikësve kudo.
Kjo ditë nuk nderon vetëm punonjësit aktual, por dhe ata që kanë dhënë kontributin e tyre në shërbimin zjarrfikës ndër vite.



