Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca zhvilloi sot një takim me Drejtorin Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri.
Ambasadori Soreca u shpreh se gjatë takimit u diskutua për sfidat aktuale afatshkurtra dhe afatgjata për Shqipërinë dhe rajonin për të luftuar pandeminë dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e sektorit shëndetësor.
“BE dhe OBSH kanë punuar ngushtësisht në muajt e fundit për të mbështetur Shqipërinë në luftën kundër COVID-19. Me Drejtorin Rajonal të OBSH-së Hans Kluge diskutuam sfidat aktuale afatshkurtra dhe afatgjata për Shqipërinë dhe rajonin për të luftuar pandeminë dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e sektorit shëndetësor”, tha ambasadori i BE-së, Luigi Soreca pas takimit.



