Kombet e Bashkuara paralajmërojnë një krizë “urie biblike” për shkak të pandemisë COVID

Kombet e Bashkuara paralajmërojnë një krizë “urie biblike” për shkak të pandemisë COVID

"Ndërsa bota po përballet me pandeminë Covid-19, ajo është gjithashtu në prag të një pandemie urie me përmasa biblike brenda disa muajsh, nëse nuk veprohet menjëherë", i tha të martën drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley,  Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Beasly, iu tregoi udhëheqësve botërorë, përpara se Covid-19 të bëhej një çështje globale, në vitin 2020 do të përballeshin me një nga krizat më të rënda humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore.

Një krizë e tillë do të vinte si pasojë e luftërave të zhvilluara në Siri, Jemen dhe disa vende të tjera. Gjithashtu, tha ai, edhe për shkak të katastrofave të shpeshta natyrore, si dhe krizat ekonomike që përfshinë Libanin, Kongon, Sudanin dhe Etiopinë.

Ai tregoi se sot 821 milionë njerëz në të gjithë botën çdo natë bien të flenë të uritur dhe 135 milionë njerëz të tjerë po përballen me nivele të ndryshme të krizës së urisë dhe sipas një analize të re të Programit Botëror të Ushqimit tregohet se si rezultat i virusit Covid-19, 130 milionë njerëz të tjerë po shkojnë drejt pragut të një krize urie deri në fund të vitit 2020.

Agjensia identifikoi 55 vende si më të rrezikuara për të vuajtur nga uria në raportin e saj vjetor për krizat ushqimore, të lëshuar këtë javë, duke paralajmëruar se sistemet e tyre të brishta të kujdesit shëndetësor nuk do të jenë në gjendje të përballojnë ndikimin e virusit.

 “Këto vende mund të përballen me një skenar edhe më të keq, duke i shpëtuar njerëzit nga koronavirusi, por duke i lënë ata të vdesin nga uria”, thuhet në raport.

Dhjetë vende u veçuan si veçanërisht të rrezikuara, pasi përballen me krizat më të këqija të ushqimit që prej vitit të kaluar.

Ato janë: Jemeni, Republika Demokratike e Kongos, Afganistani, Venezuela, Etiopia, Sudani i Jugut, Sudani, Siria, Nigeria dhe Haiti.

Shumica e tyre deri më tani nuk kanë pasur raste masive të pandemisë së koronavirusit, me epiqendrën që lëviz nga Kina në Europë drejt Amerikës së Veriut, por gjendja e institucioneve të tyre të kujdesit shëndetësor tregon se edhe shpërthimet relativisht të vogla mund të jenë shkatërruese.

Deri më tani, më shumë se 2.5 milionë raste me koronavirus janë konfirmuar globalisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy