Studimi më i fundit: Të folurit me zë të lartë prodhon spërkla të mjaftueshme për t’i transmetuar koronavirusin të tjerëve

Studimi më i fundit: Të folurit me zë të lartë prodhon spërkla të mjaftueshme për t’i transmetuar koronavirusin të tjerëve

Të folurit me zë të lartë rrit mundësinë e përhapjes së koronavirusit. Ky është studimi më i fundit për koronavirusin, i publikuar në gazetën “Proccedings of the National Academy of Sciences”.

Autorët e studimit shprehen se spërklat mund të qëndrojnë në ajër për 8 minuta ose më shumë.

Sipas studiuesve, një mililitër lëng përmban pothuajse 7 milion kopje të bakterit të koronavirusit dhe të folurit me zë të lartë për një minutë, mund të prodhojë 1000 spërkla me baktere. Ky studim është bërë për personat asimptomatikë, të cilët nuk shfaqin shenja, por mund të transmetojnë lehtësisht koronavirusin.

“Spërklat gjatë të folurës të personave asimptomatikë me COVID-19, konsiderohen një mënyrë e rrezikshme për përhapjen e koronavirusit”, thuhet në studim.

Gjithashtu të kënduarit ka rrezik për përhapjen e koronavirusit. Studiuesit ndër të tjera kanë dalë në përfundimin se spërklat gjatë të folurës, zvogëlohën në masën 20-34% të masës së tyre reale, sapo shpërndahen në ajër, duke zvogëluar kështu kohën e rënies në tokë. Këto përfundime vijnë në momentin që shumë shtete kanë filluar të lehtësojnë masat shtrënguese, duke lejuar hapjen e bizneseve dhe zhvillimin e aktiviteteve sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy