
Projekt ligji për shkrirjen e Kadastrës me Hipotekën po përballet me kundërshtime nga disa palë. Teksa po diskutohej në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Kreu i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” Reshit Vorpsi ka thënë se ky ligj nuk garanton shpronësimin e pronarëve por ndjek të njëjtën linjë me ligjin aktual. Ndërsa kryetari të Shoqatës së Gjeodetëve të Shqipërisë, Romeo Nazarko ka listuar disa shkelje kushtetuese.



