Kushi për mbarimin e vitit shkollor: Angazhim që viti i ardhshëm të na gjejë sa më të përgatitur

Kushi për mbarimin e vitit shkollor: Angazhim që viti i ardhshëm të na gjejë sa më të përgatitur

 Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi tha sot se “Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, së bashku me të gjithë mësuesit në të gjithë vendin, janë angazhuar e do të punojnë fort që viti i ri shkollor të na gjejë sa më të përgatitur”.

Duke iu drejtuar nxënësve, Kushi tha se “është kënaqësi dhe krenari për të gjithë bashkë që këtë vit të vështirë shkollor arritëm ta mbyllim me sukses falë punës dhe këmbënguljes sonë të përbashkët”.

“Ndërkohë që pushimet verore tashmë kanë filluar, unë kam një këshillë për të gjithë ju. Shijojeni sa më shumë këtë verë, me lojra, me aktivitete sportive, por sidomos duke lexuar. Sezoni veror le të na shërbejë për të grumbulluar sa më shumë energji pozitive për vitin e ardhshëm shkollor. Leximi i librave apo edhe përsëritja e njohurive që keni marrë përgjatë vitit që lamë pas, do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të ndiheni gati për klasën pasardhëse. Prandaj, në asnjë moment mos iu ndani librit”, tha Ministrja.

“Me shpresën e mirë se viti i ardhshëm do të fillojë më i mbarë, unë ju uroj të gjithëve pushime të mbara në Shqipërinë tonë të mrekullueshme”, tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy