Shtatzënë pas 10 vitesh, moderatorja Çenkuela Hasa rrëfen pse priti kaq gjatë: Djali më kërkonte motër

Shtatzënë pas 10 vitesh, moderatorja Çenkuela Hasa rrëfen pse priti kaq gjatë: Djali më kërkonte motër

Çenkuela Hasa moderatore e ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka rrëfyer për shtatzëninë e saj të dytë, përjetime që po i kthehen pas 10 vitesh. Ajo tregon se kur solli në jetë djalin e saj Noel ka qenë vetëm  24 vjeçe dhe pritja në atë kohë ka qenë e shoqëruar me emocione dhe frikëra shumë të ndryshme nga pritja me vajzën.

Hasa shprehet se një shtysë e madhe për fëmijën e dytë ka qenë pikërisht djali i saj Noel pasi kërkonte vazhdimisht një motër.

Drupal Ad

 

 

 

 

Kjo është eksperienca e dytë e shtatzënisë në pritje të një vajze, ndërsa fëmija i parë është djali im Noel. Nuk e di se si mund të jetë kjo diferencë në moshë mes dy fëmijëve. Noeli ka ardhur në jetë kur isha 24 vjeçe dhe kam pasur përjetime të ndryshme e shoqëruar dhe me frikëra, ndërsa pritja me vajzën është shumë më e qetë dhe jam duke e shijuar më shumë.

Deri para 2 vitesh kam qenë gjithmonë e mendimit se do qëndroj vetëm me djalin por kurrë mos thuaj kurrë, por mendoj se më shumë ishte një vendim i ndikuar nga djali im Noeli i cili vazhdimisht kërkonte një motër edhe pse kur bëmë ekon dhe na u komunikua që ishte vajzë, u mërzit pak sepse ndryshoi mendim duke thënë më mirë e doja vëlla.

Femra pas shtatzënisë ka transformime fizike, emocionale të cilat shoqërohen dhe me depresion dhe nuk është se e kam shijuar aq shumë atë periudhën e të bërit nënë për herë të parë, por është shumë e rëndësishme që të kthehemi te vetja sepse harrojmë që ekzistojmë duke u fokusuar te familja, fëmija, bashkëshorti.

Momenti që kthehemi te vetja do marrim dhe kënaqësi të tjera përveç dashurisë së familjes por që nuk mjafton për një grua që të ndjehet e kompletuar. Pas lindjes së parë kisha një stres të jashtëzakonshëm, por më pas dieta dhe palestra për mua ishin të rëndësishëm për rrugëtimin tim të cilin vendosa që ta ndaja me ndjekësit e mi në rrjetet sociale dhe nga mbështetja që pata kjo u konkretizua dhe në televizion.

Ajo që është shumë e rëndësishme është që gratë shtatzëna kanë nevojë për suport shpirtëror, dashuri. Sa i përket kthimit në televizion sezonin e ri të shohim si do të shkojë, nuk mund të them asgjë konkretisht.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy