Reshjet e shiut shkaktojnë dëme në Elbasan, shuhen zjarret (VIDEO)

Reshjet e shiut shkaktojnë dëme në Elbasan, shuhen zjarret (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, qyteti i Elbasanit dhe një pjesë e territorit të qarkut me shtatë bashki u përfshinë nga reshje të pjesshme shiu, të cilat kanë munguar prej një kohe të gjatë. 

Megjithëse pritej me padurim nga banorët pas një periudhe të zgjatur thatësire, stuhia e shiut të parë gjatë kësaj vere përvëluese solli edhe disa probleme të vogla, për shkak të shoqërimit me erë të fortë.

Gazetarja Entela Duka raportoi për “MCN Live” se në qytetin e Elbasanit, reshjet zgjatën për një kohë të shkurtër, por mjaftuan për të shkaktuar dëme të lehta. 

Era e fuqishme që shoqëroi shiun solli thyerjen e degëve të pemëve, të cilat përfunduan në rrugë, si dhe rrëzimin e  vazove nga ballkonet. Gjithashtu, janë raportuar dëmtime në tendat e diellit të disa banesave dhe bizneseve.

Ndërkohë nga dita e djeshme, nuk ka asnjë vatër zjarri aktive në Elbasan, edhe pse dëme të konsiderueshme janë shënuar në bimësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy