Ngjarja e ndodhur në një azil privat në Pejë ku një e moshuar u dhunua, ka ngjallur një indinjatë të thellë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, duke bërë që të gjithë të kthejmë sytë nga situatat në shtëpitë e të moshuarve, gazetarja e MCN, ka bërë një vëzhgim në azilin shtetëror të Tiranës.
Edhe në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë, videoja e bashkëmoshatares së tyre të dhunuar nga infermierja në Pejë, duket se ka ndikuar në gjendjen e tyre emocionale duke i bërë ata të dyshojnë sa i takon sigurisë në këto institucione.



