Paralajmërimi i rritjes së mëtejshme të çmimit të karburantit edhe për 6 muaj nga ministria e Financave, Ibrahimaj, solli reagimin e Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban për të pezulluar shërbimin. Por duket se ministrja u tërhoq nga kjo deklaratë e para disa ditëve, duke premtuar uljen në tryezën e diskutimit me drejtuesit e kësaj shoqate, për t’i dhënë vendimmarrje kërkesave që ata kanë parashtruar.



