Mashtrimi me blerjet online/ Meksikani mashtron shqiptarët me shitjen e makinave

Mashtrimi me blerjet online/ Meksikani mashtron shqiptarët me shitjen e makinave

Të blesh online është një lehtësi e madhe sot, por po me kaq lehtësi edhe mund të të vjedhin.

Dhjetëra shqiptarë kanë rënë pre e një mashtruesi ndërkombëtar, që me gjasë është një meksikan, i cili ofron makina në një kompani të tregtimit online. Por që pas pagesës, klientit nuk i përgjigjet më askush.

Dhjetëra qytetarë shqiptarë po bien pre e mashtrimeve nga kompani fantazmë, që ofrojnë shitjen e automjeteve online nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Klanplus.

I tillë është dhe rasti i kompanisë autobrandnet.com, viktimë e së cilës kanë rënë shumë qytetarë, kryesisht nga Tirana dhe Durrësi, vetëm gjatë muajve të fundit Gusht – Shtator.

“Njerëzit hyjnë në ëebsite autobrandnet.com kërkojnë të blejnë një makinë, bëjnë pagesë bankare nëpërmjet dokumenteve dhe makina nuk ju vjen. Është një shtetas meksikan, që fshihet pas këtij ëebsite”.

Alban Kosova, ekspert teknologjie na shpjegon rastin e një qytetari nga Tirana, që në Gusht u mashtrua për blerjen e një mjeti Volksëagen Passat të vitit 2012.

“Në rastin konkret ka bërë 4 200 dollarë parapagesë me bankë, çmimi real i makinës ishte diku tek 9 000 dollarë”.

Por si funksionon realisht skema e mashtrimit nëpërmjet vjedhjes së të dhënave dhe informacionit nga agjencitë serioze të shitjes së makinave.

“Marrim rastin e një makine të përdorur Porche të viti 2015, që tek autobrandnet.com shitet 24 900 dollarë, e njëjta makinë ndodhet tek ëebsite i besuar, me vlerë 92 mijë dollarë dhe është në ankand, për të cilën shumë persona mund të japin ofertë dhe nuk mund ta blejnë. Ndërsa tek autobrand, me foto të vjedhura të tregon se mund ta blesh direkt, ndërsa realisht mund ta blesh vetëm në ankand”.

Kosova tregon se kanë mundur të shpëtojnë nga mashtrimi disa klientë, të cilët pasi kishin bërë veprimet paraprake, janë paraqitur tek shoqëria e tij, për të siguruar transportin.

Sipas tij, shqetësues është fakti që qytetarët, për arsye të ndryshme, nuk denoncojnë në polici raste të tilla mashtrimi, me shuma të mëdha monetare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy