Pse nuk hetohen mjekët? Avokatja e një prej infermiereve të arrestuara për ryshfet: Pacientët u hodhën nga spitali...

Pse nuk hetohen mjekët? Avokatja e një prej infermiereve të arrestuara për ryshfet: Pacientët u hodhën nga spitali...

Është zbardhur biseda e zhvilluar gjatë seancës së sotme mes avokatja mbrojtëse e infermieres Sidorela Çela, e cila u arrestua bashkë me dy kolege të tjera për skandalin e sanitares Tire Alldervishaj, që mori 800 mijë lekë nga familjarët e një pacienteje me Covid, e cila më pas ndërroi jetë.

Avokatja Antoneta Sevdari tha se Sidorela merrte lekë për telefonat, që përdornin pacientët, në kohën kur ata ishin të ndaluar. Ndrësa i kërkoi Prokuroisë së të hetohen mjekët, pasi sipas saj janë personazhet e parë që janë përshirë në abuzime dhe ryshfete gjatë gjithë kohës së pandemisë.

Pjesë nga debati:

Sevdari: Po ka korrupsion çështja të kaloj në SPAK. Sepse nëse ka lekë për shërbime falas e korrupsion të shkon dosja në SPAK. Sidorela Çela e ndaluar në mënyre të paligjshme. Ku janë hetimet për doktorët. Pastruesja e paska fajin? Sidorela s’ka kryer asnjë veprim të paligjshëm. Urdhri i ndalimit s’ka asnje provë.

Prokurori Valikaj: Policia gjyqësore kontaktoi me SPAKU-n dhe SPAK e kaloi tek Tirana. SPAK e njeh këtë dosje. Po të dojë, mund ta marrë direkt se pengojme ne. Sidorela merrte lekë për telefonat, që përdornin pacientët, ku telefonat ishin të ndaluara.

Avokati i Rukije Hoxhajt, Julian Mërtiti: Kush i ndalon telefonat, sanitarja apo drejtori. Përse nuk procedohet administrata. Njerëzit u hodhën nga ballkonet dhe vdiqën se nuk flisnin me familjarët.

Gjyqtarja: Cila nga ju infermieret i ka shërbyer znj. Liljana, vajza e të cilës pagoi 800 mijë lekë.

Sidorela: Nuk kam qenë fare!

Sheqeria: Nuk kemi asnjë lidhje se ishte tezja e Tires.

Mira Bushi: Se njoh fare nuk kam shërbyer në atë kat.

Lexo edhe:

Skandali tek 'Shefqet Ndroqi", lihen në burg 4 bashkëpunëtoret e Tires

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy