Meta mbështetje për gazetarët: Dënoj uzurpimin e AMA-s nga Kuvendi, goditje e rëndë për demokracinë

Meta mbështetje për gazetarët: Dënoj uzurpimin e AMA-s nga Kuvendi, goditje e rëndë për demokracinë

Presidenti Ilir Meta ka shprehur sot mbështetjen e tij për shqetësimin e gazetarëve të pavarur shqiptarë dhe të mijëra kolegëve të tyre të huaj të grupuar në Rrjetin “Safe Journalists”.

Meta shkruan se e dënon e forcë nxitimin e maxhorancës dhe të Kuvendit për uzuptimin e njëanshëm dhe vendosjen nën kontroll të AMA-s.

Ai përkrah thirrjen e gazetarëve për të shtyrë plotësimin e vakancave në AMA, pasi sipas tij çdo tentativë për kontroll të lirisë së medias është goditje e rëndë për demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Meta vë në dukje se Kuvendi nuk është tërhequr akoma nga paketa “Antishpifje”.

E mbështes plotësisht shqetësimin e drejtë të gazetarëve të pavarur shqiptarë dhe të rreth 8200 kolegëve të tyre të huaj të grupuar në Rrjetin “Safe Journalists” dhe e dënoj me forcë nxitimin e mazhorancës dhe të Kuvendit aktual njëpartiak për uzurpimin në mënyrë të njëanshme dhe vendosjen nën kontroll të plotë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, një institucion thelbësor për garantimin e lirisë së medias në vendin tonë. Është pikërisht Kuvendi aktual, që nuk ka qenë i sinqertë, as me median, as me Bashkimin Europian dhe as me Komisionin e Venecias. Për më tepër, që po mbushet gati një vit (19 qershor 2020) dhe ende Parlamenti nuk është tërhequr zyrtarisht nga paketa antikushtetuese “Antishpifje”. Duke e përkrahur thirrjen e gazetarëve për të shtyrë plotësimin e vakancave në AMA, pasi Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit të fillojë punën, theksoj se çdo tentativë për kontroll të lirisë së medias është goditje e rëndë për demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut, që minon seriozisht rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy