Fundjava do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta, ku temperaturat do të shkojnë deri në 43 gradë.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht në orët e mesditës.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.



