Goci: RTSH institucion tërësisht i kapur nga qeveria (VIDEO)

Goci: RTSH institucion tërësisht i kapur nga qeveria (VIDEO)

Pedagogu i gazetarisë Ervin Goci kërcënimin e Kryeministrit Edi Rama për mbylljen e Radio Televizionit Shqiptar, e sheh si mënyrë diskretitimi nga kreu i qeverisë për të lustruar imazhin e tij dhe për të sharë të tjerët.

 

Ai tha për “MCN Informacion” se ka informacione të sigurta se të gjithë sinjalin dhe logjistikën për eventet kryesore të qeverisë, e vë në dispozicion RTSH.

 

Nuk mendoj se RTSH është ndërtuar mbi bazë meritokratike, kjo është e dukshme. Por edhe pse nuk është ndërtuar në mënyrë meritokratike, ai është një mjedis që lëngon nga potenciali që ka dhe nuk e shpreh dot.

 

RTSH e ka shumë herë më të kollajtë realizueshëm rifreskimin se sa mediat private. Shihet potenciali që është atje. Gazetarët gjenden në situatë ku demokracia e vendimmarrjes nuk ekziston fare dhe sot RTSH duhet ta gjykojmë me një institucion të kapur direkt nga qeveria dhe komunikimi i fundit që kam pasur me njerëz atje, ish-studentë të mi. 

 

Tërë sinjalin dhe logjistikën për eventet kryesore e vë RTSH në dispozicion të qeverisë. Kryeministri e thotë këtë gjë për të diskretituar institucionin dhe për të ruajtur pak imazhin e vetë duhet të shajë të tjerët. 

 

Është e dukshme për shkak se Kryeministri e di se çfarë po bëhet në institucionet publike, ai e thotë për ta diskretituar dhe për t’i dhënë një lloj lustre vetes së vetë për të thënë që të gjithë janë skandal përveç meje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy