Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka zgjedhur të vizitojë sot Krujën, pas disa ditësh të lodhshme të procesit zgjedhor në vend.
Duke postuar disa foto të Krujës, dhe muzeut të Skënderbeut, ambasadorja i ka shoqëruar me një poezi të poetit amerikan Henry Wadsworth Longfellow, kushtuar heroit tonë kombëtar, “Skënderbeut” dhe kthimit të tij në Krujë.
“Kthimi i Skënderbeut në Krujë” është poezia e poetit Longfellow. ".
Vargjet e zgjedhura nga ambasadorja Kim:
"Dhe me zemrën plot gëzim; Kapërceu lumin Drin; Dhe u-gdhi e n'agullim; Pa kështjellën Ak-Hissar*;
Krujën, ah atë qytet; Rreth me mur e me hendek, tek u-lint e tek u-rrit; Yll mëngjezi mi të ndrit.
Ambasadorja Kim shpesh zgjedh pika të ndryshme turistike për të kaluar fundjavat e saj në Shqipëri, duke shprehur gjithmonë vlerësim për atë që gjen kudo ku shkon.



