Eva Sinanaj, sociologe tha në studion e MCN Informacion se ka një ndryshim në të gjithë institucionin e familjes dhe se tashmë baballarët bashkëprindërojnë me nënën.
Më tej Sinanaj tha se duhet të shtohet ditët e pushimit për baballarët kur lind fëmija në mënyrë që të asistojë në ditët e para të jetës.
Ka një ndryshim i gjithë institucioni familjes. Kemi baballarë që bashkëprindërojnë me nënat. Të dy ndihmojnë njëri-tjetrin.
Do ishte mirë të shtoheshin ditët e pushimi për babain kur lind fëmija që të jetë bashkë me nënën për të asistuar në javët e para. Familjet e reja jo gjithmonë i kanë prindërit pranë, apo mund¡sitë për të asistuar me dado. Do ishte e rëndësishme që të ishte babai aty.



