Ka shkuar në tre numri i viktimave në 24 orët e fundit në vendin tonë për shkak të koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi së fundmi se një 69-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin infektiv të QSUT. Prej 10 ditësh personi në fjalë ishte në gjendje të rëndë, ndërsa vuante nga hipertensioni. Gjatë kësaj kohe ai ka qëndruar në terapi intensive, por pavarëisht kësaj nuk ka mundur të mbijetojë.
Me dy rastet e raportuara më herët ditën e sotme, shkon në 59 numri i personave që kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19 në vendin tonë. Fatkeqësisht më herët ndërroi jetë një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik në spitalin infektiv dhe pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni.
Përsa i përket rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit rezultuan pozitiv 64 persona nga 371 teste të kryera.



