I vuri flakën Katedrales në Nantë, policia arreston një 39-vjeçar

I vuri flakën Katedrales në Nantë, policia arreston një 39-vjeçar

Një 39-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se i vuri zjarrin katedrales në Nantë, me datë 18 korrik.

Ai ishte një vullnetar i Kishës dhe para autoriteteve franceze është shprehur se ka qenë personi që i vuri flakën Katedrales historike që daton që nga shekulli i 15-të.

Prokuroria ka thënë se 39-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet me dije nga autoritetet, ishte një azilkërkues që jetonte në Francë, prej disa vitesh.

Ai u arrestua ditën e shtunë për herë të dytë, pasi herën e parë ishte marrë në pyetje dhe ishte liruar për mungesë provash.

Prokurori i çështjes, Pierre Sennes, ka thënë se i dyshuari e ka pranuar se është përgjegjës për zjarrin që filloi në tre vende të ndryshme në Katedralen e Shën Pjetërit dhe Shën Palit.

Gjithashtu në një deklaratë, Sennes ka thënë se i dyshuari, akuzohet për “shkatërrim dhe dëme nga zjarri” dhe mund të dënohet me 10 vjet burg dhe një gjobë prej 175.000 dollarë.

Ndërkohë avokati i tij, Quentin Chabert, ka treguar se klienti i tij është penduar për veprimin që ka bërë.

Por ende nuk ka një motiv të qartë që e ka shtyrë atë drejt zjarrëvënies.

Kujtojmë se më shumë se një javë më parë katedralja e Nantes në Francë u përfshi nga flakët.

Alarmi u dha në orën 7 e 44 minuta, teksa 60 zjarrfikës punuan për shuarjen e flakëve dhe për të stabilizuar situatën.

Forcat e emergjencës deklaruan se zjarri brenda kishës së shekullit të 15 ishte në përmasa shumë të mëdha dhe se po avanconte në hapësira të ndryshme të saj.

Nuk ishte hera e parë që Katedralja e Nantes u përfshi nga flakët.

Në 28 janar të 1972 pati një zjarr aksidental, i cili e nxori jashtë funksionit katedralen deri në vitin 1985.

Zjarri në Nante erdhi një vit pas djegies së Katedrales së Notre Dame në Paris.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy