Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia spanjolle me akuzën se përmes rrjeteve sociale nxiste njerëzit të besonin se pandemia e koronavirusit është mashtrim.
Ai pretendonte se mjekët dhe media qëndronin pas asaj që ai e quajti “farsë Covid” dhe u kërkonte ndjekësve të tij të sulmonin politikanët dhe gazetarët.
“E gjithë kjo situatë do të zgjidhej me një goditje pas kokës së kryeministrit”, shkruante ai në një nga profilet e tij.
Në postime të tjera, ai nxiste njerëzit të digjnin selinë e sindikatës së mjekëve të Spanjës, pasi ata që besonin tek virusi ishin të këqinj dhe injorantë që meritonin të vdisnin.
Spanja është një prej vendeve më të prekura në botë nga Covid-19, me një numër të lartë viktimash dhe të infektuarish.



