1 Qershori/ Uron Kushi: Sa më shumë dashuri dhe arsimim cilësor

1 Qershori/ Uron Kushi: Sa më shumë dashuri dhe arsimim cilësor

Përmes një video dhe apeli të veçantë drejtuar mësuesve, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zgjodhi të uroj për 1 qershorin.

Kushi në statusin e saj nënvizon se të gjithë bashkë duhet të falin sa më shumë përkujdesje dhe dashuri.

Videoja e urimit është një ndërthurje e disa intervistave të bukura dhe gazmore të disa fëmijëve, të bëra në momente ekskursioni në praninë e prindërve të tyre dhe të shumë bashkëmoshatarëve të klasave të para.

Bashkë me urimin për fëmijët kam edhe një thirrje për të gjithë mësuesit tanë, ju që i ndiqni që në hapat e parë nxënësit dhe keni një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e tyre.

Mbrojtja dhe sigurimi i një të ardhmeje sa më të mirë është përgjegjësia jonë e përbashkët, prandaj le t’i shtojmë përpjekjet për t’u falur nxënësve sa më shumë përkujdesje, dashuri, arsimim cilësor e të barabartë, ashtu siç ata e meritojnë. Fëmijë të dashur, faleminderit që i jepni dritë jetës sonë.

Në Shqipëri, sot nuk do të mungojnë edhe aktivitetet e larmishme që do të organizohen për ta bërë këtë ditë sa më të bukur për të vegjlit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy