Ceremonia e martesës gay në Bashkinë e Tiranës, ishte kryefjalë e protestës së opozitës. Eksponentë të lartë të Partisë Demokratike të Rithemelimit dhe qytetarë thanë se Veliaj organizoi këtë ceremoni, pasi është kundër familjes, por edhe për të larguar vëmendjen nga aferat ku është i përfshirë.



