27 Janari, Dita Ndërkombëtare e Holokaustit

27 Janari, Dita Ndërkombëtare e Holokaustit

Më 27 janar bota përkujton Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005.

Kjo datë përkon me çlirimin e kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau më 27 janar 1945.

Dita ka një rëndësi të veçantë, pasi përkujton milionat e viktimave të politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste, të cilat u realizuan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pjesa më e madhe e këtyre viktimave ishin hebrenj, të cilët u masakruan në mënyrë sistematike nga regjimi nazist.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, rreth gjashtë milionë hebrenj u vranë si pjesë e përpjekjes së organizuar naziste për të shfarosur popullsinë hebraike. Hebrenjtë nga e gjithë Gjermania dhe vendet e pushtuara europiane u grumbulluan në kampe përqendrimi, ku shumë prej tyre u helmuan me gaz, u qëlluan, apo u lanë të vdisnin nga uria.

Fjala "holokaust" vjen nga greqishtja e lashtë, ku do të thotë "sakrificë". Para Luftës së Dytë Botërore, ky term përdorej për të përshkruar vdekjen e një grupi të madh njerëzish.

Megjithatë, që nga viti 1945, "holokausti" ka shënuar përndjekjen dhe vrasjen sistematike të hebrenjve gjatë periudhës 1933-1945 nga nazistët dhe aleatët e tyre. Për hebrenjtë, ky ngjarje është njohur si “shoah”, që do të thotë “katastrofë”.

Një nga kontributet më të rëndësishme për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore ka ardhur nga shqiptarët.

Ata strehuan shumë hebrenj që kishin ikur nga vendet e tjera, ose që jetonin në Kosovë dhe Shqipëri, duke i mbrojtur dhe shpëtuar nga persekutimi nazist.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy