Disa shkencëtarë mendojnë se afërsisht tre miliardë kafshë kanë ngordhur ose janë larguar nga habitati i tyre natyral vitin e kaluar për shkak të zjarreve masive në Australi.
Sipas Fondit Botëror për Natyrën ajo që ndodhi në Australi për shkak të zjarreve masive, mund të konsiderohet si një nga fatkeqësitë më të mëdha të jetës së egër në historinë moderne.
Flakët e mëdha verën e kaluar përfshinë çdo shtet Australian, duke vrarë të paktën 33 persona.
Shumë kafshë, shpend dhe zvarranikë ngordhën sa nga flakët, por edhe nga shkatërrimi i habitatit të tyre natyror.
Deri në vitin 2050 shkencëtarët mendojnë se koalat mund të zhduken në Uellsin e Ri Jugor.
Zjarret në Australi shkaktuan pasoja shumë më të rënda nga sa u parashikua.
Në kulmin e krizës në janar, shkencëtarët vlerësuan se 1,25 miliardë kafshë kishin ngordhur vetëm në Uellsin e Ri Jugor dhe Victoria.
Ndërsa, rreth 11,46 milionë hektarë u dogjën nga muaj shtator deri në muajin shkurt.
Në muajin shkurt qeveria Austrialiane identifikoi 113 specie të cilat kishin nevojë për “ndihmë urgjente” pas zjarreve.
Pothuajse të gjitha kafshët që ishin në listë kishin humbur të paktën 30% të habitatit të tyre natyror.
Ekspertët thanë se koalat dhe disa lloje të ndryshme shpendësh, peshqish dhe bretkosash ishin ndër llojet e gjallesave që kishin nevojë për më shumë ndihmë./BBC



