Italia hap kufijtë me 3 qershor

Italia hap kufijtë me 3 qershor

Qeveria italiane ka aprovuar të shtunën një dekret të ri ligjor, i cili do të lejojë udhëtimin drejt dhe jashtë Italisë nga data 3 qershor.

Duke filluar nga kjo datë, Qeveria do të lejojë udhëtimin në të gjithë vendin, madje disa rajone e kishin parashikuar hapjen pak më herët, por kryeministri Xhuzepe Konte insistoi për një hapje më graduale drejt normalitetit të vendit, me idenë për të parandaluar një valë të dytë të infeksionit.

Dekreti i ri qeverisë italiane konfirmon ndalimin e lëvizjes për personat në regjim karantinimi deri sa strukturat shtetërore të vërtetojnë shërimin e tij nga Covid-19.

Do të vazhdoj të jetë i ndaluar grumbullimi i njerëzve në vende publike e të hapura.

Aktivitetet tregtare e prodhuese do të jenë të hapura e do të respektojnë protokollin kombëtar të sistemit të sigurisë së shëndetit në punë e të distancimit social.

Prej datës 18 maj do të hapin të gjitha objektet e kultit të të gjitha besimeve, si dhe palestrat e pishinat.

Qeveritë lokale kanë për detyrë të monitorojnë çdo ditë ecurinë e kurbës së pandemisë e të raportojnë të dhënat në Ministrinë e Shëndetësisë e në Institutin e Shëndetit Publik.

Për shkelje të rregullave të këtij dekreti do të aplikohet gjoba nga 400 euro në 3000 euro e në raste se individ ndalet duke udhëtuar me automjetin e tij gjoba do të rritet me 1/3 më shumë.

Në rast shkelje nga ana e aktiviteteve tregtare e prodhuese masa administrative parashikon mbylljen e aktivitetit nga 5 deri në 30 ditë, së bashku me gjobën përkatëse.

Në 24 orët e fundit numri i viktimave në Itali është rritur me 242 më shumë duke çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 31 610.

Janë regjistruar 789 raste pozitive duke e çuar numrin total të të infektuarve në 223 885.

E të infektuarit aktual pozitiv me Covid-19 janë reduktuar në 72 070.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy