Mali i Zi-Shqipëri, negociata për ngritjen e një pike të re kufitare

Mali i Zi-Shqipëri, negociata për ngritjen e një pike të re kufitare

Qeveria e Malit të Zi pritet të nisë negociatat me Shqipërinë, duke miratuar një dokument për ngritjen e një pike të re kufitare mes dy vendeve. Pika kufitare planifikohet të ngrihet pranë Ulqinit dhe Velipojës, në zonën midis Sveti Nikola (Mal i Zi) dhe Pulaj (Shqipëri).

Media malazeze raportojnë se arsyet e propozimit të marrëveshjes është lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve ndërmjet dy shteteve dhe për të lehtësuar trafikun përtej kufirit të përbashkët shtetëror.

Sa i përket parametrave teknike të pikës doganore, ato do të përcaktohen nga Komisioni i Përbashkët i palëve nënshkruese.

Në dokumentin e miratuar nga qeveria malazeze, sqarohet se pika e re kufitare do të nisë funksionimin pas ndërtimit të lidhjes së rrugës rrugore Ulqin – Sveti Nikolla – Pulaj – Velipoj, ndërtimin e pikës së përbashkët kufitare dhe plotësimin e kushteve për funksionimin normal të shërbimeve kufitare të vendet nënshkruese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy