Fillojnë shembjet tek loti lindor i Unazës së Tiranës/ IKMT: Do të prishen gjashtë objekte

Fillojnë shembjet tek loti lindor i Unazës së Tiranës/ IKMT: Do të prishen gjashtë objekte

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit ka njoftuar se ditën e sotme ka nisur aksionin në lotin lindor (III) ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës.

IKMT ka bërë me dije se do të prishen 6 objekte 1 dhe 2 katëshe.

" Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit ka nisur sot aksionin në lotin lindor (III) ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës. Do të prishen në këtë fazë të parë, 6 objekte, një dhe dy katëshe. Objektet janë të shpronësuara sipas ligjeve. Nuk ka pasur përplasje apo kundërshti nga banorët. IKMT ka përfunduar aksionin për lotin I dhe lotin II ku kanë filluar tashmë punimet për ndërtimin e unazës." thuhet në njoftim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy