OBSH siguron: Babagjyshi është i “imunizuar” ndaj COVID-19

OBSH siguron: Babagjyshi është i “imunizuar” ndaj COVID-19

Pandemia nuk duhet ta pengojë Babagjyshin e Krishtlindjeve të udhëtojë nëpër botë dhe të shpërndajë dhurata këtë Krishtlindje, sepse ai është imun ndaj COVID-19, tha të hënën një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Maria van Kerkhove, kreu i OBSH-së për Mbikëqyrjen e Menaxhimit të Pandemisë, lidhur me këtë u përpoq që të qetësoj ankthin e fëmijëve që presin dhurata në fundvit.  

“Unë i kuptoj shqetësimet në lidhje me Babagjyshin e Krishtlindjes, sepse ai është i moshuar dhe, për këtë arsye, potencialisht në një grupmoshë më të rrezikuar nga pandemia”, shpjegoi ajo.

“Unë mund t’ju them se Babagjyshi është imun ndaj këtij virusi. Ai është shumë mirë me shëndet dhe shumë i zënë me punë”, siguroi shkencëtarja.

“Ai do të jetë në gjendje të hyjë dhe të dalë në hapësirën ajrore si të dojë dhe të shpërndajë dhuratat e tij”, tha Kerkhove për fëmijët.

Duke mos harruar rolin e saj në një organizatë që duhet të vendosë tonin në një pandemi që po bën kërdinë nëpër botë, ajo theksoi se është shumë e rëndësishme që të gjithë fëmijët e botës të kuptojnë që distancimi fizik me Babagjyshin dhe midis tyre duhet të respektohet në mënyrë të rreptë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy